• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

by A R
08/07/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Boere

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

/a.r

Next Post
Alarm në Spitalin e Traumës, një tjetër mjek infektohet me koronavirus

Alarm në Spitalin e Traumës, një tjetër mjek infektohet me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In