• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatë deputetë dhe senatorë italianë vëzhgues më 25 prill, ambasadori i Italisë takon Celibashin

by
23/04/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Bucci tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në një klimë të qetë, ndërsa dënoi aktet e dhunës të ditëve të fundit, pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, mbështetës i PS-së.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në një klimë të qetë, pa përdorimin e dhunës. Në demokraci dita në të cilën votohet duhet të jetë një festë. Është çasti më i rëndësishëm dhe më i shenjtë pasi përfaqëson momentin në të cilin populli shpreh dhe vendos se prej cilit dëshiron të qeveriset. Për këtë arsye dënojmë me vendosmëri aktet e dhunës të ditëve të fundit. Dhuna nuk përkon me demokracinë. Nuk është kjo ajo që duan dhe që kërkojnë shtetasit shqiptarë”, tha ai.

Duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për integrimin e Shqipërisë në BE, Bucci u bëri thirrje forcave politike që të tregojnë përgjegjshmëri, vetëpërmbajtje dhe pjekuri. Po ashtu ai thekson se në përbërje të grupeve ndërkombëtare të vëzhgimit do të jenë edhe shtatë deputetë dhe senatorë italianë.

“Këto zgjedhje do të jenë tejet të rëndësishme. Sytë e Evropës dhe gjithë botës do të përqendrohen tek Shqipëria. U bëhet thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjitha institucioneve shqiptare të tregojnë përgjegjshmëri, vetëpërmbajtje e pjekuri në një vit në të cilin do të çelen, të paktën ky është urimi dhe shpresa e Italisë, negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në konfirmim të mbështetjes së plotë për zgjedhje të rregullta, të lira e, mbi të gjitha, të qeta, Ambasada e Italisë do të vëzhgojë zhvillimin e zgjedhjeve me disa grupe vëzhguesish që do të vendosen në disa zona të Vendit. Në kuadër të Asambleve Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në përbërje të grupeve ndërkombëtare të vëzhgimit do të jenë edhe shtatë deputetë dhe senatorë italianë. Italia i ndjek zgjedhjet në Shqipëri me të gjithë afërsinë, gjithë vëmendjen dhe gjithë ngrohtësinë më të cilën ndjek gjithmonë një Vend të veçantë, mik e vëlla. Jemi besimplotë se në një çast kaq të rëndësishëm zgjedhësit shqiptarë, partitë politike dhe Institucionet do të dinë të tregojnë se janë në lartësinë e duhur të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor”, përfundon Bucci./ b.h

Next Post
FOTO/ E veshur sportive, Aurela Basha nuk e lë vetëm bashkëshortin, bashkohet me qytetarët në shesh

FOTO/ E veshur sportive, Aurela Basha nuk e lë vetëm bashkëshortin, bashkohet me qytetarët në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In