Ministria e Mbrojtjes ka dhënë sot detaje të reja sa i përket hetimeve që lidhen me rrëzimin e helikopterit EC 145.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, kamera regjistruese e helikopterit është tashmë në dispozicion të prokurorisë, ndërsa në hetime po asistojnë edhe ekspertë të huaj.
Deri më tani, mësohet se helikopteri në të cilën humbën jetën Floran Deliaj dhe Donald Hoxha është, është nxjerrë nga liqeni i Shkodrës ku edhe u rrëzua.
Forcat e Armatosura njoftojnë se puna për zbardhjen e ngjarjes po vijon me intensitet, ndërsa Ushtria po bashkëpunon me organet hetimore.