• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE shqyrton politikat e zgjerimit, Kosova sërish me kushte për liberalizimin

by Java News
13/12/2016 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar në Bruksel në Këshillin e çështjeve të përgjithshme, ku procesi i zgjerimit është tema kryesore.

Në këtë takim pritet që gjatë ditës të miratohen konkluzionet për zgjerimin me të cilat do të ri-përsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për këtë proces, transmeton REL. Pritjet janë që të konfirmohet edhe njëherë që zgjerimi ka një rëndësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe të përsëritet se në këtë proces, BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të.

Në pjesën e konkluzioneve për Kosovën pritet të mirëpritet edhe njëherë hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit e cila krijon një kornizë kontraktuale brenda së cilës Kosova dhe BE-ja do të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe të vlerësojnë zhvillimet në raportet mes tyre.

 

Këshilli i BE-së, sipas draftit të konkluzave të cilat pritet të miratohen sot “mirëpret progresin domethënës në përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave, që kishte quar deri te propozimi i Komisionit në maj të vitit 2016, për të transferuar Kosovën në listën e zonës së Schengenit, përkatësisht lëvizjes së lirë, pa viza.

Më tej thuhet se “Këshilli do të vendosë për heqjen e obligimit për vizat Schengen, sapo Kosova të përmbushë dy kërkesat e mbetura; ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi dhe vazhdimin e forcimit të dëshmive për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli shpreh po ashtu shqetësimin për vazhdimin e krizës politike në Kosovë dhe incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016.

“U bëhet ftesë të gjitha partive politike dhe aktorëve lokal që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe të ri-angazhohen në dialog konstruktiv, në Kuvend si forumin kryesor për debat politik” thuhet më tej në draftin e konkluzioneve.

Nga Kosova kërkohet që të shënojë përparim në zbatimin e MSA-së, në sundimin e rendit dhe ligjit dhe zhvillimin shoqërorë dhe politik të saj.

Ndërkohë, u përsëriten edhe thirrjet si Kosovës ashtu edhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. Aty ritheksohet se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet dyja vendeve do të jetë kushti për përparimin e tyre në rrugën integruese evropiane.

Këshilli kërkon bashkëpunimin nga ana e Kosovës me Gjykatën Speciale.

“Këshilli mirëpret faktin se Kosova i ka përmbushur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës speciale të prokurorisë për hetimin e dyshimeve për krime ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Të gjitha autoritetet e Kosovës duhet të kryejnë obligimet ndaj kërkesave të tyre për asistencë” thuhet në konkluzionet e Këshillit.

Të martën, pritet që Serbia të hapë edhe dy kapituj negociues me bashkimin Evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Bëhet fjalë për kapitujt 5 për Prokurim publik dhe atë 25 për Hulumtime dhe Shkencë.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili mbrëmë ka pasur takim në Bruksel me Përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogherini ka thënë se po kthehet në Beograd dhe nuk do të merr pjesë në takimet e radhës (të martën) me BE-në, në shenjë proteste për shkak se Kroacia nuk ka lejuar hapjen e një kapitulli tjetër, atë me numrin 26 që merret me Arsim dhe kulturë.

Kroatët, sipas burimeve diplomatike në BE, kanë rezerva për shkak se Serbia nuk po i respekton të drejtat e pakicave për libra shkollorë në gjuhën amtare, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Denzel Washington leksion gazetares:  Nëse s’lexon gazetat je i painformuar, nëse i lexon, je i dezinformuar

Denzel Washington leksion gazetares: Nëse s'lexon gazetat je i painformuar, nëse i lexon, je i dezinformuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash, Rama: Tentativë për të shqyer arkën e shtetit! Vetë Ali e vetë Kadi…

December 21, 2025
Rama reagon për Ballukun: Nëse e lëmë miun e çbalancimit të na kalojë, nesër do të bëhet ujk

Rama: Jam shumë kurioz pse SPAK u ngut me një vrap mbresëlënës për masa ekstreme ndaj Ballukut

December 21, 2025
Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In