Një vajzë adoleshente, vetëm 15 vjeçare, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri. Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha.
Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16 vjeçar. Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat.
Fëmijët u larguan në dhjetor të vitit të kaluar. Policia zvicerane, por edhe ajo turke ka bërë përpjekje për gjetjen e dy të rinjëve, por deri më tani pa rezultat.
Babai i fëmijëve, i cili ndërkohë refuzon çdo kontakt me median, kishte deklaruar se është më se i bindur se ata janë radikalizuar nga elementë të organizatës terroriste ISIS.
Gazetari i Tages Anzeiger, duke iu referuar “burimeve të besueshme” ka bërë të ditur tani se vajza e familjes Loxha është martuar me një xhihadist në Raka të Sirisë. Raka konsiderohet si kryeqyteti i ISIS-it