Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytezën e Vitisë. ‘Zeri’ shkruan se dje rreth orës 18:20 është arrestuar një e dyshuar femër pasi e njëjta ka kanosur përmes sms-ve ish të dashurin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kjo femër ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e tij për të jetuar si dhe ka kërkuar para si dëmshpërblim, transmeton zeri.info
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.