• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shqiptarja që humbi të atin nga Covid: Trupi i tij u zhduk në morg, nuk na lanë as ta varrosnim!

by A R
14/08/2020 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetare nga Kosova, e quajtur Bardha Leka ka treguar me anë të një postimi të gjithë përvojën e saj të keqe nga Covid-19, duke u shprehur se nuk ka mundur dot as t’i japë lamtumirën e fundit babait të saj.

Ajo shkruan që jo vetëm nuk u lejua ta varroste babanë e saj, por atë ditë nga morgu e njoftuan se trupi i të atit kishte humbur dhe nuk po gjendej, duke pritur rreth 1 orë e gjysme në ankth derisa trupi i babait të saj të ndjerë u transportua.

Rrëfimi i plotë:

Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter .

Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove .

Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba .

12 gusht ora 16:30 e Merkur .

Sipas protokollit shtetror , nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete .

Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja .

Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale .

Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper .

As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu .

U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit .

Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te ..

Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht –

Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve .

Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre .

Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem .

Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim .

Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror ‘

U be ora 16;00

Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit .

Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim

Lamtumire e fundit ..!!!

Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes !!!

Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle .

Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume .

Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe .

Kur shkuan aty Morgu mbylle . !!!!!!!!!

Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe .

Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg !!!!!

SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin .

Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer .

Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia .

Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes .

Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane .

Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda.

E prunen Baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni .

E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu .

Ma ban Hallall Babush .

Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre .

Po kjo Kosove te ka borgj shume cka .

E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti BAB , e kur te dal para Allahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle .

Allahu te shperbleft me graden ma te larte te Xhennetit inshallah.

Next Post
Parashikimi dramatik për Arktikun

Parashikimi dramatik për Arktikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

January 31, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

January 31, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër , e Dielë 1 shkurt 2026

January 31, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In