Një shqiptari 27-vjeçar në Itali i është sekuestruar vila e tij me vlerë 2 milion euro nga autoritetet italiane.
Mediat italiane shkruajnë se vila është sekuestruar pasi shqiptari ishte i njohur për grabitje dhe mashtrim. Vila me kopsht dhe pishinë ndodhet në Vittuone, ndërsa kërkesa për sekuestrim është bërë pas një kërkese nga antimafia.
Mësohet se vila ishte e regjistruar në emër të bashkëjetueses së burrit, ndërsa agjentët arritën të demonstrojnë disproporcionin midis të ardhurave të deklaruara nga çifti dhe vlerës së shtëpisë. Së bashku me shtëpinë, u sekuestrua edhe një depo industriale prej 520 metrash katrorë./m.j