Personi i cili 6 vite kërkohet nëpërmjet fletrarrestit nga Interpoli, në vend ka arritur ta ndërrojë identitetin ta kalojë kufirin maqedonas dhe të kthehet prapa pa e kapur. Adnan Sadiki në vitin 2014 ka vdekur, ndërkaq në evidencën e MPB-së ende llogaritet si i gjallë, me atë njëkohësisht edhe si votues në zgjedhje.
“Asnjëherë në jetë s’kam parë kësi rasti, edhe pse punoj 20 vjet si polic”, i habitur tha për BIRN, një zyrtar policie.
Sadiki, ka qenë i gjykuar për tentim përdhunimi në qytetin Horsens në Danimark, ndërkaq pas mbajtjes së dënimit është dëbuar për në Maqedoni. Atëherë pushteti danez ka zbuluar se kundër ti ka pasur edhe një vepër penale, në të cilën është i gjykuar me 1 vjet e 9 muaj burg, por për shkak se në vitin 2009 nuk ka qenë i disponueshëm për Gjykatën, pas tij është në kërkim Interpoli.
Përveç fotografisë së tij, datës së lindjes dhe se është me prejardhje nga Maqedonia, për Adnan Sadikun në fletarrestin nuk ka informata tjera.
Pas hetimit dymujor, BIRN, zbuloi se personi në fjalë nëpërmjet sistemit të institucioneve përkatëse, ka arritur ta ndërroj identitetin në Arijan Aliu.
Ekipi i BIRN-it, ka arritur të takohet me familjen e tij, që u ka dhënë përgjigje tronditëse, gjegjësisht familja u ka thënë se Sadiki në Janar të vitit 2014 ka vdekur në Shkup. Familja gjithashtu ua ka treguar edhe varrin, ndërkaq mbi varr shkruan emri i tij i tretë – Atnan Aliu.
Nëse ndryshimi i emrit për një njeri i cili është i ndjekur me fletrarrest është i dyshuar, atëherë kjo tregon për lëshim ose korrupsion të institucioneve përkatës. Kjo lë hapësirë për alarm për faktin se në sistemin e MPB-së ende figuron si i gjallë, ndërkaq familja e tij thonë se kanë çertifikatë të vdekjes.
Me këtë ngritët çështja se sa është efikas sistemi i Maqedonisë për evidentimin e qytetarëve. Veçmas kur jemi në një periudhë parazgjedhore, kur po kërkohet pastrimi i Listës Zgjedhore.