Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Një person ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë mbrëmjes së sotme.
Mediat vendase shkruajnë se një person është hedhur nga kati i tretë i një banese në Prizren.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar i cili nga hedhja nga rënia ka marrë dëmtime të renda.
Fillimisht i riu është trajtuar në spitalin e Prizrenit po për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Nuk ka ende detaje për gjëndjen e tij shëndetësore.
Policia dyshon se i riu ka tentuar të vrasë veten, ndersa ngjarja është nën hetim.
/a.r