Daniel Muka, një shqiptar i burgosur në Maltë ka tentuar të arratiset. Mediat vendase raportojnë se Muka ka tentuar të arratiset në 22 tetor, por plani i tij ka dështuar.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se të riut nga Shqipëria i është gjetur dhe një armë kur u arrestua. Tashmë Muka ndodhet sërish në qeli dhe do përballet dhe me akuzën për tentative arratisje.
25-vjeçari shqiptar është dënuar pak muaj më parë pasi akuzohet për vrasjen e një çifti në Maltë. Sipas gjykatës, Muka është autori i vrasjes Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski.
Çifti është gjetur i vrarë nga policia në shtëpinë e tyre në Maltë në 18 Gusht të këtij viti, por Muka ka mohuar gjithmonë krimin.