Një shqiptar i shumëkërkuar nga policia greke iu shmang postbllokut, por pa mundur të shpëtojë, pasi u përplas me barrierat e rrugës dhe u plagos.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kallpaq, në aksin KakavijëJaninë. Mjeti drejtohej nga 39vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Me të ishte edhe një pasagjere greke, 22 vjeç.
Pasi ka çarë postobllokun, mjeti është përplasur fort me barrierën e rrugës, duke shkaktuar plagosjen e të dyve dhe menjëherë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës.
Raportohet se shqiptari rezulton të jetë i shumëkërkuar për rastin e ndodhur në datë 1 nëntor, kur një mjet nuk iu bind policisë në Janinë dhe u gjet më pas i braktisur me 10.5 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.
BW/d.i.