Një i ri shqiptar, i sëmurë mendor, ka rrëmbyer dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë.
Sipas mediave italiane, 19-vjeçari Enriges Kavalli i ka kërcënuar me thikë dy infermieret dhe njërën prej tyre e ka plagosur në qafe dhe më pas e ka përdhunuar në një makinë pranë qendrës “Arcobaleno”, ku kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
I riu shqiptar, i cili u kap pas pesë orësh nga policia dhe karabinierët, konsiderohet si shumë i rrezikshëm, pasi ka shumë precedentë penalë, përfshirë edhe krime seksuale. Pasi përdhunoi infermieren, 19-vjeçari ishte fshehur në pyll në Avexano.
Ndërkohë infermierja e plagosur është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
BW/d.i.