• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptari, që planifikon të investojë 100 milionë euro në Maqedoni

by A R
08/09/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka qenë mjaft konkurruese në tërheqjen e investitorëve të huaj, që kanë zgjedhur Maqedoninë ndaj Shqipërisë, si psh prodhuesin e mjesëve të makinave Jonson Control, shteti fqinj po tenton të joshë edhe sipërmarrësit shqiptarë.

Agjencia maqedonase e lajmeve INA shkruan se ministri përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë, Ramiz Merko ka pohuar sot se “në ambientet e Ministrisë dhe më pas bashkë me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zhvilluam takim pune me mikun tim dhe një ndër biznesmenet më të suksesshem jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por edhe i rajonit, Shefqet Kastratin, themelues dhe njëkohësisht drejtori gjeneral i kompanisë “Kastrati Group” , i shoqëruar nga partnerët e tij, Nova Global Group nga Republika e Turqisë”.

Merko shtoi se “Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislasioni i Republikës së Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira zhvillimore ekonomike.

Mora mbështetjen nga zotëri Kastrati për themelimin e një bashkëpunimi për realizimin e projekteve të shumta, në aspektin strategjik që të hartojmë investime avancuese dhe reformuese në fushën e ekonomisë.

Ai më premtoi se, të paktën investimet që do të realizohen në vendin tonë do të arijnë deri në 100 milionë euro. Planprogrami dhe biznesplani do të konkretizohet në muajt në vijim, për çka do të prezantohet për opinionin. Gjatë takimit, prezent ishte edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale Asip Useini, ku në bashkëpunimin institucional do të ndihmojë kompanive proceduarat e dokumentacioneve, që sa më lehtë dhe shpejtë të fillohen investimet në vend”, përfundon njoftimi i agjencisë maqedonase.

Grupi Kastrati është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe sipërmarrja kryesore e tregtimit të naftës në vend. Kompania kryesore e grupit Kastrati sha, që tregton me shumicë karburante kishte një qarkullim vjetor në vitin 2016 prej 320 milionë eurosh, sipas bilancit zyrtar.

Sipërmarrja tjetër, Kastrati shpk, që tregton naftën me pakicë, kishte të ardhura prej 93 milionë eurosh.

Grupi ka interesa edhe në fushën e sigurimeve (Alb Siguracion, me të ardhura 13 milionë euro në 2016-n) dhe të tregtimit të automjeteve (Benz Mercedes).

Next Post
Bënë kërdinë ndaj pushuesve në Shëngjin, arrestohen 2 “skifterët”

Në kërkim prej disa muajsh, policia arreston trafikantin e Roskovecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In