• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari që furnizon VIPA-t me makina luksoze: Çfarë kërkojnë më shumë

by A R
30/01/2017 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ferrari, Laborghini, Rolls Royce apo Bentley janë supermakinat që mund t`i blini në butikun e makinave superluksoze të Berat Mehmedit.

Vetura më e shtrenjtë që ai ka shitur është një Lamborghini Aventador SV Roadster për një shumë prej 799 mijë frangave zvicerane.

Blerësi i kësaj makine të limituar në 500 copë ishte një japonez nga Tokio, kujton pronari shqiptar i garazhës  Sportcar Connection, Berat Mehmedi.

Ky djalë me prejardhje nga Gostivari ka ngritur një shtëpi veturash që më tepër i ngjan një butiku luksoz që kujdeset për t’ua plotësuar qejfet burrave të pasur me lodrat e tyre të preferuara, makinat superluksoze, raporton albinfo.ch

Por, makinat më të kërkuara në garazhën Sportcar Connection janë Ferrari dhe Rolls Royce, plotëson ai. Klientët janë koleksionues e burra të pasur që kanë pasion veturat luksoze. Në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët, por ata janë më të rrallë, thotë Berati.

“Në mesin e klientëve të mi nga bota shqiptare, më shumë i kërkojnë makinat Lambot, por nuk mungojnë kërkesat edhe për Mercedes AMG“.

Nga vip-at shqiptarë që Berati i ka shokë e mysafirë të shpeshtë janë aktori i njohur Blerim Destani, i cili ka blerë një Maserati në garazhën e tij.

Kurse miku i tij i afërt reperi i njohur Noizy, i merr në shfrytëzim makinat e Berati për të incizuar videoklipe për këngët që ai i nxjerr në treg.

Dy futbollistët e përfaqësueses zvicerane, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, janë po ashtu miq të Beratit që mund t`i takoni tek ai sa herë ata kthehen për vizitë në Zvicër.

Për Admirin thotë së është i pasionuar pas Mercedesit SL, kurse Pajtimi i do makinat  Rolls Roys, tregon 32 vjeçari, i cili për vete nget një xhip të rrallë të markës Mercedes G-Class që kap shumën 250 mijë franga

Berati ka mbi 10 vite që është inkuadruar në biznesin e shitblerjes së veturave luksoze në qytetin Frauenfeld të Zvicrës duke realizuar kështu ëndrrat e fëmijërisë.

“Mua më janë realizuar jo vetëm ëndrrat e vogla të fëmijërisë, por edhe ëndrrat e mëdha“, plotëson Berati, i cili shet 250 deri në 300 vetura në vit.

Makinat speciale nuk hidhen për shitje në tregun online, thotë Berati. “Ato shiten përmes lidhjeve pa u publikuar në internet. Mesatarja e veturave që mban ai në garazh, sillet nga 35 deri në 50, të gjitha prej tyre janë vetura luksoze dhe superluksoze me një vlerë deri në pesë milion franga.

Lamborghini prej 799 mijë frangash

“Merreni me mend“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati. /b.d

Next Post

Dokumentet e reja për të marrë ndihmën ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In