• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari i pyet për rrugën, por policia irlandeze e çon në burg (foto)

by Java News
19/07/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 34-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar dhe dënuar me burg në Irlandën e Veriut, pasi u ndal në një pikë kontrolli policor dhe i pyeti oficerët për rrugën që të çonte në një supermarket, në zonën aty afër.

Sipas “The Impartial Reporter”, shqiptari Lorenc Dashi u dënua me 6 muaj burg nga një Gjykatë në Fermanagh për drejtim të makinës pa patentë, përdorim mjeti të pasiguruar dhe për futjen në Irlandë të një imitimi real të një arme zjarri, pistoletë që duket si e vërtetë, por funksion me gaz.

Më 3 Mars, Dashi sëbashku me dy të tjerë po udhëtonin me një “Jeep” kur u ndalën në një pikë kontrolli në zonën Enniskillen. Dashi ndaloi makinën para policëve dhe i pyeti për rrugën për në supermarketin Lidl në Lisnaskea.

Policët ndjenë aromë kanabisi nga brenda makinës dhe kontrolluan mjetin, ku gjetën edhe pistoletën imitim, të fshehur në dyshemenë e makinës.

Dashi mohoi të kishte dijeni mbi armën, duke argumentuar se makinën e kishte blerë para pesë ditësh.

Ai po ashtu tha se i kishte takuar dy personat e tjerë që kishte në makinë në një kafene në Cavan, më herët të njëjtën ditë dhe i kishte ftuar për një shëtitje.

Avokati mbrojtës Ciaran Roddy tha para gjykatës se fakti që klienti i tij i ishte afruar vetë policisë për t’i pyetur jepte një tablo tjetër të veprës, nga ajo që paraqiste akuza.

Ai tha se Dashi synonte të rikthehej në Shqipëri, ku jeton edhe gruaja e familja e tij, sapo të lirohej dhe se nuk kishte rekorde kriminale të mëparshme.

Dashi, i cili ndodhej në paraburgim që prej 3 Marsit, mori pjesë në seancën gjyqësore nga burgu ku ndodhej me anë të videokonferencës.

Gjykatësi i distriktit Ken Nixon tha se i pandehuri tashmë kishte qëndruar në burg për një kohë ekuivalente, më të gjatë se gjashtë muajt e dënimit të tij./tvklan.al

a.ç

Next Post
Sigurimet Shoqërore, mbi 26 mijë punonjës kanë gabim emrin në sistem

Sigurimet Shoqërore, mbi 26 mijë punonjës kanë gabim emrin në sistem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

December 30, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com