Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi. Ngjarja ndodhi në orën 19:30 me orën lokale në qendër të Athinës.
Banorët dëgjuan të shtënat dhe lajmëruan policinë. Pasi mbërritën në vendngjarje, policia vuri re në automjet një person të mbuluar në gjak.
Sipas mediave greke, disa persona janë afruar në makinën e shqiptarit dhe e kanë qëlluar me armë zjarri e janë larguar.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje që çoi në atentatin ndaj shqiptarit.