Në vend që të ndihmojnë shoqen e tyre, disa vajza e kanë filmuar me celular ku është tërhequr zvarrë dhe është përdhunuar nga një i ri shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë në një disko, ndërsa protagoniste ishte një 17-vjeçare.
Sipas mediave italiane, vajza po festonte në disko me shoqet e saj dhe gjatë kësaj kohe është njohur me të riun shqiptar, i cili do të përballet me akuzën e abuzmit seksual.
Dëshmitare të kësaj skene u bënë vetë shoqet e 17-vjeçares të cilat e filmuan skenën dhe e shpërndanë në Facebook.
Vajza e ka parë të nesërmen videon që i kishin dërguar në Whatsapp dhe menjëherë pas kësaj ka bërë denoncimin në polici.
shqiptarja.com/d.i.