• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari përdhunon 14-vjeçaren në Greqi/ Policia i kap ‘mat’ në hotel, si u justifikua 40-vjeçari

by
05/12/2022 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 40-vjeçar shqiptar ka dalë ditë ne sotme para gjykatës në Greqi, nën akuzë për abuzimin seksual të një të miture.

Shqiptari akuzohet se joshi të miturën, vetëm 14 vjeç, në një marrëdhënie intime,  e cila përfundoi vetëm kur policia e prangosi 40-vjeçarin, pasi e kapi në flagrancë teksa ishte me të miturën në një hotel në Omonia

Sipas provave të dosjes, të publikuara sot nga “Espresso”, “lidhja” e të miturës me shqiptarin, baba i dy fëmijëve në moshën e viktimës dhe që banonte në Elefsinë, ka nisur që kur ajo ishte nxënëse në vit të parë në gjimnaz. Duke e ndjerë se diçka nuk shkonte, nëna e saj kontrolloi celularin e së bijës dhe pa një foto të të dyve në një moment intim, ndërkohë konfirmimin e lidhjes nëna e ka marrë kur ka parë vajzën me 40-vjeçarin në Monastiraki. Ajo i kërkoi me këmbëngulje të largohej nga vajza e saj, duke i thënë se nuk është mirë që të ketë marrëdhënie me një 14-vjeçare, ndërkohë ai duke u shtirur i tha se janë ulur bashkë dhe se e sheh si fëmijën e tij.

Mbrëmjen e 22 janarit, 14-vjeçarja dhe një mikesha e saj, kur pa se mamanë e saj e kishte zënë gjumi, janë larguar për të takuar shqiptarin në Athinë. Gruaja, kur u zgjua në mëngjes dhe pa vajzat e zhdukura dhe i telefonoi dhe ata e qetësuan duke thënë se po kthehen. Por kur ka ardhur mëngjesi dhe 14-vjeçarja nuk ishte kthyer, nëna duke kërkuar llogaritë e saj në rrjetet sociale ka konstatuar se e kishte kaluar natën me 40-vjeçarin në një hotel në Omonia.

Ajo ka denoncuar menjëherë gjithçka në polici dhe në ato momente policia ka dalë me nxitim nga hoteli dhe sapo shqiptari ka dalë me vogëlushen e kanë arrestuar. Ekzaminimi mjeko-ligjor është një tjetër parametër që “djeg” 40-vjeçarin, pasi, sipas shkresave të çështjes, u gjetën prova jashtëzakonisht të forta për praninë e materialit biologjik të të pandehurit në sipërfaqen e jashtme të të brendshmeve të të miturës.

Një tjetër dokument është siguruar nga kamerat e sigurisë së hotelit, pasi rezultoi se i akuzuari dhe 14-vjeçarja kanë mbërritur aty në orën 01.46, të shoqëruar nga shoqja e vajzës dhe i dashuri i saj. Me fjalë të tjera, 40-vjeçari është gjetur herët në mëngjes në dhomë me tre të mitur! Natyrisht, çifti i dytë është larguar nga hoteli rreth orës 5 të mëngjesit dhe të dy kanë mbetur vetëm deri në momentin e arrestimit.

Shqiptari pretendon se vajza i ishte prezantuar me të si një 16-vjeçare, se ai sapo e kaloi natën me vajzën e vogël sepse ishte ftohtë dhe shërbimet e metrosë ishin ndalur dhe se ata nuk kishin pasur kurrë kontakt seksual.

40-vjeçari këmbëngul se e gjithë kjo është në imagjinatën e vogëlushes, por dialogu i tij me recepsionisten e regjistruar nga kamerat tregon të vërtetën e zymtë.

/e.d

Next Post
Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

Dy problemet e mëdha të primareve: Një PD e përçarë dhe mungesa e Partisë së Lirisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In