Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili ka dalë nudo në rrugët e Milanos. Shqiptari është arrestuar pranë selisë së “Lega Nord” në rrugën Bellerio.
Nuk ka qenë arrestimi i ndonjë politikani por shqiptari ishte thjesht një burrë i zhveshur dhe i lënduar, i cili nuk pranonte ndihmën mjekësore. Madje gjatë ndalimit ai ka ushtruar rezistencë ndaj forcave të policisë.










