jë shqiptar është ndaluar nga policia duke transportuar drogë të cilën e kishte fshehur në makinë.
Shqiptari u ndalua në zonën e Kompoti në Arte, pasi në makinën e tij kishte fshehur 59 kilogramë marijuanë.
Siç mund të shihni në video, shqiptari e kishte përshtatur makinën për të trabsportuar lëndë narkotike.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe gjithashtu edhe dy celularë.
Ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, hetimet janë në vijim.
/a.r
Shqiptari kapet me drogë në Greqi, si e kishte fshehur në makinë on Vidnews.











