Një burrë 40 vjeç shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në qytetin e Genovas në Itali pasi u kap me 93 kilogram marjuanë.
Sipas medieve italiane, për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, policët ishin fshehur mes tifozëve të Genovas dhe Sampdorias, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris shkruan Shqiptarja.
Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese dhe ishte fshehur brenda disa kanaçeve. Nëse do të hidhej në treg, ajo do të kapte vlerën e më shumë se 200,000 euro. Shqiptari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.