Një shqiptar në Itali ka shokuar me veprimin kriminal ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet se ai ka goditur gruan e tij (me origjinë shqiptare) me thikë.
Ngjarja e turpshme ka ndodhur në mes të rrugës në Bolzano dhe në prani të fëmijës së tyre.
Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë kalimtarët e rastit në vendi ndodhi krimi i rëndë.
Identiteti i burri ende nuk është bërë me dije nga media italiane, por mësohet se gruaja e tij, 29 vjeçare, pas goditjes së marrë nga thika është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Pas krimit të rëndë shqiptari ka tentuar të arratiset me vrap por një grup qytetarësh kanë arritur ta ndalojnë e më pas policia e ka vënë në pranga shqiptarin.
Nuk dihen ende detajet e ngjarjes ndërsa janë publikuar fotot në vendin ku ndodhi krimi.
/a.r