Çdo person që kapet mat me drogë do të shpikë një justifikim, në tentativën për të ulur ose anuluar dënimin e rëndë.
Por ai i dhënë nga një shqiptar 35-vjeçar në Itali i ka lënë me gojë të hapur gjykatësit, të cilët ende nuk e dinë se ku mbaron e vërteta dhe ku fillon një aktrim i denjë për çmim.
Shqiptari u arrestua në verën e vitit të kaluar, pasi forcat e rendit prej disa kohësh po e monitoronin. Te shtëpia e tij ata gjetën pak gramë kokainë të fshehur në rrotullën e letrës për kuzhinë, dhe gati 100 gramë hashish në një hapësirë tjetër.
Sasi modeste, në fakt, por kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari ndalohej për këtë arsyeje, dhe kjo e çoi në burg.
Në gjyq, ai nuk shfaqi asnjë pendesë, madje është justifikuar në mënyrën më të çuditshme: Kokaina dhe hashish i shërbejnë si ilaçe.
Më në detaj, sipas tij, kokaina i shërben kundër belbëzimit nga i cili vuan qysh fëmijë, duke e përdorur veçanërisht në fundjave kur del dhe ka më marrëdhënie me njerëzit. Hashishi sipas tij i shërbente për ta qetësuar pas gjendjes që i shkaktonte pluhuri i ndaluar.
Gjyqi po vijon, dhe ende nuk dihet sesi gjykatësit do të shprehen, dhe nëse do të vlerësojnë sadopak origjinalitetin.
/a.r