Një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve.
41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar të tjerë, për trafik droge.
Sipas teorisë së prokurorisë italiane, 41-vjeçari do të kishte qenë marrës i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Hetuesit e Financës ishin nisur në gjurmët e korrierit, i cili ishte arrestuar me drogën dhe në pranga me të kishin përfunduar edhe ata që duhej të merrnin drogën.
Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës.
/f.stafa