• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari i arrestuar për terrorizëm, flet gruaja: Burri është doktor shkencash, dijetar i njohur në Malajzi

by Java News
10/10/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodjan Zaimaj, që kishte mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kuala Lumpurit në Malajzi, është ndaluar si i dyshuar për terrorizëm. Por familjarë të djalit nga Elbasani Klodjan Zaimaj, kanë reaguar duke pohuar se ai nuk ka lidhje aspak me terrorizmin, por përkundrazi është person që dënon aktet e dhunës dhe vrasjet nga grupet radikale.

Gazeta “Shqiptarja.com”, bashkëbisedoi me Marinela Zaimaj bashkëshorten e të arrestuarit në Malajzi, dr.Klodjan Zaimaj e cila shpjegoi se burri i saj, me të cilin ka katër fëmijë, ka kryer studimet universitare “Bachelor” dhe “Masterin” në Jordani për Jurispudencë Islame, dhe më pas pasi përfundoj u angazhua dhe u emërua në pozicionin imam xhamije po në zonën ku përfundoi studimet në dy xhami. Marinela Zaimaj, tregon se Klodjani pasi ka përfunduar studimet në Jordani, është transferuar në Malajzi,shtet në të cilin sërisht ka vazhduar studimet islame.

Nëna e katër fëmijëve thotë se i shoqi nuk ka absolutisht lidhje me muslimanët e Kosovës po ashtu edhe të Maqedonisë, por është person publik dhe i njohur nga “Dijetarët Bashkëkohor”, në të gjithë vendet islame,kontribues në mos ndarjen në grupe midis muslimanëve por në një tolerancë dhe bashkëpunim midis tyre në Elbasan dhe Cërrik. “…me deshirën e tij la postin e imamit në Jordani, ku dhe u zhvendos në Malajzi në kryeqytetin malajzian Kuala Lampur ku kreu Doktorraturën. Doktorraturën e perfundoi me sukses në vitin 2017 me rezultatet më të larta ku dhe spikati për cilësitë e tij të larta në shembull edukues, tolerancës dhe të vlerave të familjes në islam…”-tregon Marinela Zaimaj. Për shkak të këtyre cilësive, autoritete e universitetit në Malajzi mësohet se i kanë propozuar postin e docentit universitar pranë vetë universitetit.

Marinela tregon se gjatë periudhës së doktorraturës për të përballuar nevojat ekonomike familjare, gjithashtu ka ushtruar në disa akademi vendase rolin e profesorit të gjuhës Arabe dhe të mësimit të Kuranit. Gjithashtu sipas bashkëshortes, Klodjan Zaimaj ka drejtuar një akademi dhe aktualisht është drejtues i një Akademie dhe profesor në Universitetin shtetëror të Malajzisë. Në sajë të pozicionit të lartë si i shkolluar dhe në sajë të aftesive si intelektual, Zaimaj gëzonte reputacionin e një shoqërie intelektuale vendase dhe po ashtu të akademikëve të huaj.

“…Niveli i tij i inteligjencës gjithashtu i mundësoj të bëhet pjesë e një niveli të lartë dhe me integritet me qytetar të Malajzisë me tituj “Dato” (titull nderi për kontributin e dhënë ndaj atdheut). Veç të tjerash mësohet se Klodjan Zaimaj bën pjesë në deklartën e “Dijetarëve të Jordanisë” e mbajtur kundra propagandës së ISIS-it. Posedon dëshmi, çertifikatë si dijetar i cili ka kompetenca të këshillojë,të jetë imam, docent, profesor…”-thotë bashkëshortja.

Kjo gradë, sipas saj ju dha nga dijetarët me origjinë shqiptare të njohur në mbarë botën islame Shejk Shuajbi dhe Shej Abdul Kader Arnauti. “…burri është njeri inetelktual i cili njeh dhe përvetëson gjuhët, Anglisht, Italisht, Arabisht, Urdisht. Karriera e tij universitare, “hafiz i Kuranit”, “bachelor dhe master” në Jordani dhe doktorraturën në Malajzi në kodin familjar në gjykatës, mban Titullin Shejk dhe është në rangun e dijetarëve”-thotë bashkëshortja e Klodjanit, Marinela Zaimaj. Ajo tregon për “Shqiptarja.com” se kanë marrë një avokat në Malajzi për të mbrojtur pozitën juridike të bashkëshortit, për të cilin shprehet se është i pafajshëm.

a.ç

Next Post
iPhone 7, telefoni më i shitur në vitin 2017

iPhone 7, telefoni më i shitur në vitin 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In