Starleta Tamara Djuric është një nga të ashtuquajturat bukuroshe serbe, e cila duket se ka shkaktuar një incident të padëshiruar me një shqiptar, teksa pushonte në Budva. Vajza ka qenë në praninë e miqve të saj, teksa i ka tërhequr vëmendjen një shqiptari.
Ky i fundit i është afruar për ta takuar dhe për të folur me të, por miqtë e Starletës, siç raportojnë mediat serbe, e kanë dhunuar shqiptarin dhe ai është detyruar të largohet pa e menduar më gjatë.
Vetë vajza nuk është prononcuar në lidhje me këtë incident.