Një shqiptar i burgosur në Itali i ka vënë flakën dyshekut në qeli, duke rrezikuar jetën e vet dhe të të burgosurve të tjerë.
Nga zjarri që shpërtheu menjëherë u asfiksua ai vetë dhe 5 persona të tjerë, gardianë, të cilët u shtruan me urgjencë në spital, ndërkohë që të dënuarit e tjerë u transportuan në vende të tjera të sigurta.
Media italiane raporton se ngjarja ka ndodhur në Salerno, në burgun e Fuornit. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur.
Gardianët e burgut ndërhynë menjëherë dhe nxorën të dënuarit nga qelia. Sipas policisë në atë seksion të burgut ishin 140 të dënuar.
Panorama/d.i.