Ngjarja e pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes, në sheshin Gaios, në Paxos të vendit fqinj.
Polici grek ka qenë duke ecur në sheshin e ishullit, kur u përball me shqiptarin, shkruajnë mediat helene.
Të dy kanë nisur një sherr të ashpër verbal, kurse më tej shqiptari e ka sulmuar e dhunuar fizikisht.
Menjëherë, efektici policor grek u dërgua në spital, që të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa, shqiptari u prangos për dhunën që ushtroi mbi policin.
Polici grek është tashmë në Spitalin e Janinës, ndërsa dëshmia e tij pritet të zbardhë gjithë ngjarjen e sotme.