Autoritetet greke kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar pasi ka ushtuar dhunë ndaj të fejuarës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Volos pasditen e së premtes, ku sipas mediave greke shqiptari e ka kërcënuar dhe goditur me grushta e shkelma të fejuarën në mes të rrugës, duke e bërë për spital.
Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, u transportua në Spitalin e Volos ndërkohë që 38-vjeçari u arrestua nga policia. /e.s/