Një sasi prej 470 kg kanabis është sekuestruar nga policia greke në portin e Pireut, ndërsa është arrestuar një shqiptar dhe një shtetas grek.
Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 4 milionë euro.
Lënda narkotike ishte fshehur në thasë të mbushur me oriz që kishin si destinacion Holandën.
Policia vlerëson se në këtë mënyrë janë dërguar sasi të mëdha kanabisi në brendësi të BE. Operacioni është ende në vazhdim.
a.ç