• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari 22-vjeçar u ekzekutua gabimisht? Zbulohet dëshmia e italianit

by A R
12/05/2018 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Andrea Ndoja, mbetet një krim me detaje ende konfuze. Por dyshimi më i madh i hetuesve për tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në Sinalunga të Italisë fqinje është një: A ishte vërtetë 22-vjeçari i vrarë Andrea Ndoja objektivi i Giulio Sale?

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, të cilat i referohen dëshmisë së 45-vjeçarit të dhënë nga dhoma e spitalit, me gjasë jo. Sepse Sale, i cili jetonte në Foiano, kishte bërë 8 kilometra rrugë për të shkuar në shtëpinë e mikut të viktimës, me të cilin kishte për qëllim të sqarohej, shkruan Tvklan.

45-vjeçari mësohet se kishte një “çështje të mbetur pezull” me shqiptarin dhe për këtë kishte shkuar në këmbë në shtëpinë e tij në Sinalunga, por pa mundur ta takojë.

Por për çfarë donte të fliste?

Sipas versionit të dhënë nga 45-vjeçari, ai donte një sqarim për një përplasje të ndodhur disa muaj më parë në një lokal në Foiano, gjatë së cilit italiani pretendon se ishte dhunuar nga shqiptari. Edhe shqiptari mësohet se gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar për një konflikt mes tij dhe italianit.

Kështu, mbrëmjen e 9 Majit, Sale shoi në Sinalunga për t’u sqaruar. Rreth orës 21:30 i ra ziles së banesës që ndodhej në rrugën Umberto I dhe derën e hapi një mik i shqiptarit, pikërisht 22-vjeçari Ndoja. Gjithnjë sipas versionit të dhënë nga 45-vjeçari italian, mes tij dhe të riut Ndoja kishte pasur një debat fillimisht verbal, por më pas i riu kishte nxjerrë pistoletën. Në atë pikë ata mësohet se janë përballur fizikisht dhe Sale i kishte marrë pistoletën nga dora duke shtënë në drejtim të të riut.

Megjithatë të kundërtën pretendon shqiptari, i cili mësohet se në policia ka thënë se mes 45-vjeçarit italian dhe të riut 22-vjeçar që gjeti vdekjen kishte probleme prej kohësh dhe situata ishte përshkallëzuar ditët e fundit.

Andrea Ndoja gjeti vdekjen nga një plumb i vetëm në qafë. Pas vrasjes Sale tentoi të arratisej dhe mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua pak kohë më pas nga policia, ndërsa aktualisht vijon të jetë në spital. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./ma.me

Next Post
EMRAT/ Të dënuar me burgim të përjetshëm, si u kapën shqiptarët e arratisur

EMRAT/ Të dënuar me burgim të përjetshëm, si u kapën shqiptarët e arratisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In