• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari 20 vjeçar hedh në gjyq qeverinë britanike se nuk i dhanë azilin, kërkon dëmshpërblim

by Java News
30/11/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar rreth të 20-ave ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike.

Sipas “Independent”, ai thotë se  iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”.

I riu shqiptar pretendon se mohimi i së drejtës për të qëndruar në Britaninë e Madhe, shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe ai kërkon dëmshpërblim.

Një avokat që drejton ekipin ligjor të Home Office i tha gjyqtarit se çështja ishte “vonesa” dhe jo politika “sekrete”.

“Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë për politika sekrete apo të pa publikuara”, tha ai.

Avokatët që përfaqësojnë azilkërkuesin shqiptar, i cili po mbështetet nga organizata “Asylum Aid”, i kanë thënë gjyqtarit se ka një “keqpërdorim serioz të pushtetit” në Britani.

“Ky pretendim ekspozon një keqpërdorim serioz të pushtetit”, i thanë avokatët Chris Buttler KC dhe Zoe McCallum gjykatësit.

Ata thanë se ekzistonte një politikë që u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar në Britani, në përputhje me një Konventë Evropiane Kundër Trafikimit.

Dy avokatët thanë se në tetor të vitit 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t’u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar aty ku kishin një kërkesë në pritje për azil.

Ata pretendojnë se ka pasur një “politikë të brendshme sekrete” që u thoshte zyrtarëve të mos jepnin të drejtën e lejes, gjatë kohës kur Priti Patel dhe Suella Braverman ishin në detyrë.

Nga ana tjetër, avokatët e qeverisë kundërshtojnë pretendimet.

Qindra viktima trafikimi që përpiqen të fillojnë jetë të reja në Britani kanë vuajtur si rezultat i një “politike të brendshme sekrete” të drejtuar nga dy sekretare të Brendshme, ka pretenduar organizata gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë.

Jashtë gjykatës, një zëdhënëse e “Asylum Aid” tha se provat ishin mbledhur nga dokumentet e zbuluara gjatë procesit gjyqësor.

“Asylum Aid” tha se nga fillimi i vitit 2022 deri në prill të 2023-shit, Home Office operoi një “politikë sekrete” për të penguar të drejtën për të qëndruar të paktën 1,600 viktimave të trafikimit dhe skllavërisë moderne.

Cathryn McGahey KC, e cila drejton ekipin ligjor të Home Office, tha: Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë për politika sekrete apo të papublikuara.

McGahey shtoi se shqiptari nuk kishte pësuar “ndonjë dëm të rëndësishëm si pasojë e pauzës në vendimmarrje”.

Ajo tha se ai kishte vazhduar të merrte “mbështetje shtetërore në formën e strehimit, arsimit, kujdesit mjekësor dhe përfitimeve shtetërore”, ndërsa i kërkoi gjykatësit që kërkesa e tij të hidhej poshtë./m.j

Next Post
VIDEO/ Daja dhe ‘Ballkani’ i tij të pafat në ‘Air Albania’, Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Ndeshja ‘finale’, në Zagreb

VIDEO/ Daja dhe 'Ballkani' i tij të pafat në 'Air Albania', Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Ndeshja 'finale', në Zagreb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In