• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarëve u ka mbetur “nami”, por janë të fundit për konsumin e kafesë

by A R
16/10/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për shumë nga ne.

Kafeja njihet për efektet që jep në organizmin e njerëzve. Kafenetë janë bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesën e tyre. Këtë e dëshmon dhe rritja e importit të kafesë në vend.

Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.

Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri jemi të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë.

Por edhe pse shqiptarëve u ka mbetur “nami” si konsumues të mëdhenj të kafesë dhe shpërdorues të kohës, rezulton krejt ndryshe.

Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndërkohë amerikanët konsumojnë po të njëjtën sasi si shqiptarët. Në SHBA llogaritet se konsumi për person është 3.1 kg/vit. Ndërsa në Britaninë e Madhe, vetëm 1.7 kg.

Kush konsumon më shumë

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Vendet aziatike më pak

Nga të dhënat e përpunuara të konsumit të kafesë për frymë, vendet aziatike kanë sasinë më të ulët të konsumit për frymë të kafesë në botë. Kjo lidhet edhe më kulturën e këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.

Fakte interesante:

  • 500 bilionë filxhanë kafeje konsumohen në të gjithë botën.
  • 25 milionë njerëz mbajnë familjen me kultivimin e kësaj bime.
  • Ekzistojnë vetëm 2 lloje, arabica & robusta.
  • Burim për 75% të kafeinës, më shumë se çdo pije tjetër.
  • Dyqanet e kafesë janë biznesi me rritjen më të shpejtë. Rritja vjetore përllogaritet 7%.
  • 90% e prodhimit bëhet në vendet në zhvillim, ndërsa konsumi në vendet e industrializuara.
  • Finlanda është vendi që konsumon më shumë kafe për banorë./b.d

Next Post
Drogë në gomën rezervë të makinës, si u kap mat 54-vjeçari në Kakavijë

Drogë në gomën rezervë të makinës, si u kap mat 54-vjeçari në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com