• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shqiptarëve u duhet ndaluar kërkesa për azil”, ministri britanik i Emigracionit: Vijnë nga një vend i sigurt

by A R
04/12/2022 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrimi i shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar duket se ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit. Pas deklaratave të sekretares së brendshme britanike Suella Baverman për emigrantët shqiptar, deklarata të cilat u shoqëruan me debate të shumta, por  edhe me protesta, një tjetër  reagim vjen nga  Mbretëria e Bashkuar. Ministri i  britanik i Emirgacionit, Robert Jenrick, ka thënë se shqiptarëve duhet t’u ndalohet kërkesë për azil, pasi ata vijnë nga një vend i sigurt.

“Shqiptarëve duhet t’u ndalohet kërkesa për azil në Britaninë e Madhe pasi ata vijnë nga një vend i sigurt”, tha ministri i Emigracionit.

Sipas Daily Mail, Robert Jenrick ka thënë se shqiptarët duhet të përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil, duke paralajmëruar se nivelet e emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar janë të paqëndrueshme.

Komentet e tij kanë ardhur pasi ministria e Brendshme ka refuzuar të  komentojë  një raport të  publikuar në “The Sunday Times” ku thuhej se ministrat po punojnë për një legjislacion që të ndalojnë azilkërkuesit që vijnë në mënyrë  të jashtëligjshme të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve të Channel që mbërritën në nëntë muajt e parë të këtij viti dhe  ministri Jenrick tha se ata tani ishin ‘përparësia numër një’.

Daily Mail shkruan se, javën e kaluar kryeministri britanik Rishi Sunak zhvilloi bisedimet e tij të para me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në të cilat ata ranë dakord të mbyllnin ‘boshllëqet’ që parandalonin kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar, ndërsa ministri  i Emigracionit Jenrick sugjeroi se qeveria po kërkonte të shkonte më tej.

“Shqipëria është një vend dukshëm i sigurt. Është shumë e vështirë të shohësh se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë me sukses azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë dhe një mijë shqiptarë janë kthyer tashmë. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë. Ne po ndjekim edhe kanalet diplomatike. Unë mendoj se ju duhet të shikoni këtë hapësirë” mësohet  të  ketë thënë ministri.

Robert Jenrick paralajmëroi se migrimi i paligjshëm ka për të qenë problem për ‘shumë vitet që do të vijnë’ dhe se ministrat ishin dakord që nivelet e përgjithshme të njerëzve që hyjnë në vend ishin shumë të larta.

“Ne nuk mund të kemi një milion njerëz që hyjnë në vend në një vit dhe migrim neto prej gjysmë milioni  thjesht nuk është i qëndrueshëm. Ajo për të cilën jam i shqetësuar është se ka njerëz që vijnë në universitete e përdorin si një mënyrë për të sjellë familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të qëndruar këtu për një periudhë të gjatë. Një numër shumë i konsiderueshëm njerëzish e përdorin këtë si një rrugë drejt një jete në MB” , tha ministri i Emigrimit.

/a.r

Next Post
Ukrainë/ Macron i premton Zelensky-it mbështetje më të madhe

Negociatat për të ndalur luftën, Macron: Të shqyrtohen dhe kërkesat e Rusisë për sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In