• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptarëve të Kosovës nuk u hiqet taksa prej 15 eurove në kufirin me Malin e Zi

by Java News
02/05/2021 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi.

Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro. Kështu deklaron për KosovaPress, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.

“Mendoj se diku në maksimum deri më 1 qershor kjo më nuk do të jetë në fuqi. Janë dy organet kompetente në takim të vazhdueshëm, sa kam marrë vesh dhe jam informuar, është dhënë një dritë jeshile edhe nga Qeveria e Kosovës… Draftet janë finale e sipër, pritet që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për pranimin e këtij dokumenti dhe eliminimin e taksës”, deklaron Hajdinaga.

Drejtori i Organizatës Turistike në Komunën e Ulqinit, thotë se shpreson që ky sezon veror do të jetë më i mirë se vitin e kaluar.

“Ju e dini që vitin e kaluar e kaluar qeveria e Malit të Zi na ka mbyllur për arsye objektive shëndetësore, sivjet është gjithçka e hapur, ne kemi punuar për atë drejtim….Mendoj se çdo gjë është gati, jemi shumë të përgatitur. Mbi të gjitha diçka që është mirë të transmetohet, së shpejti do të marrim lajmet e mira e një barriere të kamotshme shumëvjeçare për të eliminuar pagesën e sigurinacioneve të makinave në kufi. Ka hyrë në fuqi që familjarët të vijnë me fëmijët e vet nën moshën 18 vjeçare me çdo dokument, i cili posedon edhe një fotografi, pa asnjë pengesë”, shprehet ai.

Hajdinaga për KosovaPress flet edhe për masat anti-Covid që janë aktualisht në fuqi.

“Këtu nuk është e obligueshme maska, ose ka qenë dhe është por nuk respektohet, sepse ka telerancë në atë kuptim. Për çdo ditë që vije ka lehtësim në atë drejtim. Na gëzon fakti që shtatqja e regjionit në nivel ministror ka vendosur që të jenë të hapura. Sa i përket distancës, nuk ka nevojë për atë distancë. Çdo gjë është sikur ka qenë viteve të tjera. Pra, kemi orarin deri në orën 23:00, punojnë restorantet, deri më 24:00 është lëvizja. Por, prej nesër për shkak të festave do të jemi 24 orë të hapur”, njofton ai.

Madje, ai zotohet edhe se do të ketë zbritje në shërbimet për pushime për turistët kosovarë.

“Plazhistët, restorantet dhe hotelierët më kanë lënë të drejtën ekskluzive, por edhe ata do të prononcohen, do të shkojnë konform situatës që na ka goditur të gjithëve. Por, edhe konkurrencës që mund të kemi majtas apo djathtas. Pra, ulqinakët kanë vendosur që edhe pse kemi qenë destinacion i lirë t’i ulin çmimet, nuk mund të biejnë përtokë. Mos më kapni për përqindje sepse sa pare, aq muzikë”, deklaron ai.

Sezoni turistike në këtë vend pritet të hapet së shpejti.

Next Post
Fshihej në Shqipëri/ Pranga një vrasësi që dhjetorin e kaluar ekzekutoi në Greqi

Fshihej në Shqipëri/ Pranga një vrasësi që dhjetorin e kaluar ekzekutoi në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In