• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shqiptarët vijnë me kamion, përfshihen në trafik droge, kur kapen paguajnë avokatë të shtrenjtë’/ Gjykatësi britanik: Kjo është shumë shqetësuese

by Java News
28/12/2020 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bandat shqiptare dhe shtimi i aktivitetit të tyre kriminal është shndërruar në një problem real për autoritetet në Britaninë e Madhe.

Një gjykatës i lartë në Bradford, në Britaninë e Madhe, Richard Mansell, e ka ngritur këtë shqetësim duke ngritur pyetjen: “Pse shqiptarët, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Britani dhe janë kapur duke kultivuar kanabis në ferma kanë mundësi financiare të përfaqësohen në gjyqe me avokatë privatë?“

Sipas mediave lokale, shqetësimi i gjykatësit erdhi pasi ai refuzoi të revokonte urdhrin e përfaqësimit të një të riu shqiptar, Agzon Kortoci, 19 vjeç.

Sipas mbrojtjes së 19-vjeçarit, ai është trafikuar në Britani dhe ka qenë i detyruar të punonte për një bandë kriminale.

Por ai pyeti se si mund të ndodhte që Kortoci dhe të tjerët në një pozicion të ngjashëm, të cilët ishin futur në vend të fshehur nëpër kamionë, për një jetë më të mirë, kanë mundësi të paguajnë fatura të shtrenja për mbrojtje ligjore.

“Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë“, citohet të ketë thënë gjykatësi.

Sipas tij, ose familjarët e tyre kanë para që  i kanë marrë nga aktivitetet e paligjshme të fëmijëve të tyre, ose janë vet bandat kriminale që investojnë.

“Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu”, vijon ai.

Pas çështjes, deputeti i Shipley, Philip Davies, kërkoi hetim të aktivitetit të bandave që fusin në Britaninë e Madhe të rinj, të cilët më pas merren me aktivitete të paligjshme.

Kohët e fundit ka pasur një varg aksionesh policore në zonën e Bradfordit, ku janë ngritur ferma kanabisi dhe janë arrestuar shumë të rinj.

Në fillim të këtij viti, një hetim i një gazete kombëtare pretendoi se drejtuesit e bandave shqiptare të drogës trafikonin në Britani të Madhe njerëz të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë, të cilët detyrohen të skllavërohen në tregun e drogës.

Shqiptarët arrijnë të futen ilegalisht në Britaninë e Madhe të fshehur për orë të tëra nëpër kamione ose duke siguruar pasaporta false të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

g.kosovari

Next Post
Zgjerimi me 12 milje me Shqipërinë/ Mediat greke: Në fakt ky është një mesazh për Turqinë, opozita në Tiranë i kërkon…

Zgjerimi me 12 milje me Shqipërinë/ Mediat greke: Në fakt ky është një mesazh për Turqinë, opozita në Tiranë i kërkon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In