Reuters ka publikuar një raport, që i bën shqiptarët të parët për trafikimin e femrave në Angli. Pas tyre janë nigerianët, vietnamezët dhe rumunët. Në fakt, të dhënat u freskuan kur Ministria e Brendshme dënoi 11 persona që kishin trafikuar qindra vajza për prostitucion dhe punë të rënda nga Hungaria në Britani.
Në fakt, janë mbi 13 mijë viktima të skllavërisë moderne në Britaninë e Madhe që janë të detyruara të punojnë në ndërmarrje dhe në bujqësi, janë shitur për prostitucion nëpër shtëpi publike apo mbahen si shërbyese nëpër shtëpi. Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania.









