Po t’i hidhni një sy grafikëve të RCC do shihni sesi janë përqindjet kur vjen pyetja nëse “Anëtarësimi në BE është një gjë e mirë për vendin”.
Shqiptarët ndryshe nga serbët, maqedonasit, boshnjakët dhe malazezët përgjigjen se “është diçka e mirë”. 86% e shqiptarëve mendojnë kështu, ndërsa pas tyre vijnë qytetarët e Kosovës me 69%, ata të Malit të Zi me 51%, të Maqedonisë së Veriut me 51%, të Bosnje-Hercegovinës me 47% dhe Serbisë me 32%.
Ndërsa lidhur me pyetjen se, kur presin të ndodhë bashkimi i ekonomisë së vendit me BE-në, shumica e shqiptarëve, 32% prej tyre, janë shprehur nga viti 2025.
(Lexo.al)