• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët shpenzuan 15.6 milionë euro në tetë muaj për sigurimin e udhëtimeve jashtë vendit

by A R
23/10/2023 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit po kontribuon edhe këtë vit në rritjen e të ardhurave për kompanitë e sigurimeve.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për tetë muajt e këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar 1.23 miliardë lekë për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin e detyrueshëm të Kartonit Jeshil.

Krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 3.3%. Duke qenë se Kartoni Jeshil shitet në Euro, shkalla e rritjes këtë vit është tkurrur ndjeshëm nga efekti i kursit të këmbimit. Në mungesë të forcimit të Lekut ndaj Euros, rritja e këtij produkti edhe këtë vit do të kishte qenë dyshifrore.

Kartoni Jeshil apo Certifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorik mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorik jashtë vendit.

Çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil kur udhëton jashtë Shqipërisë.

Rritje me përmasa të ngjashme po shënon edhe një tjetër produkt i lidhur pothuajse ekskluzivisht me udhëtimet jashtë vendit, sigurimi i aksidenteve.

Sipas statistikave të AMF, primet e shkruara bruto në këtë produkt arritën në 429 milionë lekë ose 4.05 milionë euro, në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po të mbledhim primet e Kartonit Jeshil dhe Sigurimit të Aksidenteve, mund të llogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar rreth 15.65 milionë euro për sigurime të lidhura me udhëtime jashtë vendit gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.

Të dhënat e INSAT treguan se për 8-mujorin 2023 u regjistruan gjithsej 4.6 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Numri i daljeve u rrit me 18.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fortë e turizmit hyrës dhe dalës gjatë këtij viti është një ndër faktorët kryesorë që po mbështet rritjen e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të AMF-së, për 8-mujorin 2023 primet e shkruara bruto u rritën me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëse turizmi dalës ka rritur të ardhurat nga kartoni jeshil dhe sigurimi i aksidenteve, edhe turizmi hyrës ka dhënë efekte pozitive në produkte të veçanta, si polica e sigurimit kufitar të mjeteve apo sigurimi KASKO i mjeteve tokësore. Ndërsa primet e shkruara bruto nga sigurimi KASKO u rritën me 20%.

Në sigurimin KASKO, një rol të rëndësishëm luan biznesi i makinave me qira, edhe ky i lidhur ngushtë me turizmin hyrës.

Edhe primet e shkruara bruto nga policat e sigurimit kufitar u rritën me 1% krahasuar me një vit më parë, por, edhe në këtë rast, shkalla e rritjes është reduktuar ndjeshëm nga efekti negative i kursit të këmbimit.

Monitor /a.r

Next Post
“Foto ekskluzive e Berishës në Komisariat”, në rrjet plas gallata pas urdhrit të SPAK

"Foto ekskluzive e Berishës në Komisariat", në rrjet plas gallata pas urdhrit të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In