Mbrëmje pozitive për shqiptarë që janë pjesë e Europa League këtë edicion.
Baseli konsolidon kreun e renditjes në Grupin I me fitoren 2-0 përballë Lech Poznan, me golat e Bjarnason dhe Embolo-s. Për zviceranët Xhaka luajti titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Gashi u aktivizua nga stoli në të 80.
Lazio me Etrit Berishën në portë fitoi 3-2 në Romë përballë Saint-Etienne.
Ansi Agolli fitoi derbin shqiptar me Besnik Hasin në Grupin J. Mbrojtësi kuqezi dha pasimin e fundit për golin e Almeidas, që gjunjëzoi Anderlechtin e trajnerit Besnik Hasi.
PAOK me Ergys Kaçen në fushë ndali vrullin e gjermanëve të Dortmundit në një barazim 1-1 në Greqi.
Barazimi i Borussia Dortmund në fushën e PAOK-ut të Selanikut, u shoqërua me episode dhune, ku u përfshinë tifozët e gjigandëve të Bundesligës dhe policia greke dhe disa prej tyre u dhunuan.
Në ndeshjet e tjera Celtic barazoi me Fenerbace, Sioni ndali Liverpulin në shtëpi 1-1, Napoli fitoi 0-2 me Legian.
Nuk e pati të vështirë as Fitorentina me Belenenses 0-4, ndërsa Monaco nuk shkoi më shumë se një barazim me Totenham.