• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët punojnë 3 javë më shumë në vit sesa europianët, por paguhen shumë më pak

by A R
23/08/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së.

Në një vit, një shqiptar punon mesatarisht 3 javë e dy ditë më shumë se një europian, raporton Monitor.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.

Të dhënat bëhen të ditura pas krahasimit të një raporti të fundit të Bashkimit Europian lidhur me tregun e punës në Be dhe informacioneve të publikuara nga INSTAT.

Në Bashkimin Europian

Në BE, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë, 0.1 orë më pak se në 2014-n dhe në 2015-n.

Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, Austri me 41.4 orë, Greqi 41.2 orë, Poloni dhe Portugali me 41.1 orë.

Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një jave, vetë 37.8 orë. Këto katër e orë e gjysmë më pak se anglezët janë të barabarta me më shume se pesë javë pune në vit.

Zhvillimet në tregun europian të punës për periudhën 2015-2016 kanë regjistruar se orët mesatare të punës në një javë në 28 vendet anëtare të BE-së janë 40.3 orë. Lituania raporton më pak orë pune gjatë një jave.

Në 28 vendet anëtare të BE-së, orët javore të zakonshme në një javë janë rreth 40.3, njësoj si në 2015-ën, ndërsa kanë pësuar një rënie me vetëm 6 minuta në krahasim me 2014-n.

Lejet vjetore

Shqipëria, njësoj si Spanja dhe Portugalia, paguajnë 22 ditë pune leje vjetore.

Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, 20 nga 28, kanë vetëm 20 ditë leje të paguara nga punëdhënësi, ndërsa Luksemburgu, Franca, Austria dhe Danimarka paguajnë 25 ditë leje vjetore. /b.d

Next Post
Qarkullonte me pistoletë në qytet, arrestohet adoleshenti në Elbasan

Qarkullonte me pistoletë në qytet, arrestohet adoleshenti në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In