Një e dielë në shenjën e shqiptarëve, kjo e sotmja në Superligën turke, aty ku Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi janë protagonistët e fitores që po maturohet deri më tani për Konyasportin.
Ekipi që renditet në vendin e dytë në klasifikim, mbrapa vetëm Trabzonsporit tashmë të pakapshëm, po fiton 2-0 me Goztepen modest, ekip që po rrezikon rënien nga kategoria.
Akulli u thye nga Cikalleshi me anë të një aksioni personal, në minutën e 6-të, duke thjeshtësuar ndeshjen për ekipin vendas që dyfishoi me pogradecarin Çekiçi, i shpejtë në përfitimin e një topi që portieri kishte devijuar në qendër të zonës së rreptësisë.