• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët pronarë banesash, vetëm 5.5% jetojnë me qira

by A R
15/08/2017 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të konservatorizmit apo dhe rrethanave të tjera specifike të kohëve të sotshme, Shqipëria është në mesin e vendeve europiane me numrin më të ulët të familjeve që nuk kanë banesë në pronësi.

Baza e të dhënave të BE-së në lidhje me strehimin tregon se vendet ish-komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria, trashëguan banesa në pronësi për shkak të çmimeve të ulëta me të cilat i privatizuan ato gjatë rënies së sistemit.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, vetëm 5.5% e familjeve jetojnë me qira, referuar të dhënave nga anketa e familjes së vitit 2015 dhe pjesa tjetër e kanë në pronësi.

Në Bullgari, gjithashtu një pjesë e madhe familjeve kanë shtëpi në pronësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se atje  81.5% e banesave janë në pronësi nga familjet, por së fundmi ka një rritje të lënies së tyre peng. Në Hungari, rreth 73% e banesave janë në pronësi të familjeve.

Studimi i BE-së tregon se në përgjithësi, në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore, përqindja e pronarëve pa hipotekë është shumë e lartë.

Në të kundërt në vendet nordike, ka një normë shumë të ulët të pronësisë ndaj shtëpive. Në Norvegji vetëm 21.9% e familjeve kanë në pronësi shtëpi, në Danimarkë vetëm 15% e tyre, në Holandë  vetëm 9.8% dhe në Suedi vetëm 9.2%.

Danimarka, Holanda dhe Suedia, në të njëjtën kohë futen në vendet që kanë edhe numrin më të madh të banesave me qira, me përqindjet më të larta të të gjitha vendeve të analizuara.

Në Itali, situata është ndryshe. Një vend ku, tradicionalisht, familjet kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke lënë trashëgimi shtëpi tek fëmijët. Në Itali, 57% e familjeve janë pronare të shtëpive, kjo përqindje arrin në 71% duke marrë në konsideratë shtëpitë e lëna peng në banka. /Monitor/b.d

Next Post
Milani shet Bakën te Villareal

Milani shet Bakën te Villareal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In