• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

by A R
09/01/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.

Eksperti i ekonomisë dhe njëherazi drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se një nga shkaqet është qëndrueshmëria e lekut kundrejt euros.

“Leku shqiptar prej një periudhe 3–4-vjeçare është i mbiçmuar në raport me monedhën europiane, çka do të thotë që fluksi i hyrjeve monetare në euro është më i madh sesa mund të absorbojë ekonomia jonë, pra ka një ofertë të shtuar të kësaj monedhe,” shprehet z. Preçi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat në lekë janë shtuar me mbi 2,4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor.

Ky është muaji i dytë, i cili rezulton me një rritje të theksuar të kursimeve në lekë, duke shkuar në rreth 795 miliardë lekë nga 790 miliardë lekë gjatë tetorit, me një rritje 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 0,5 për qind me tetorin.

Një arsye tjetër sipas Preçit, përveç faktorit psikologjik, është edhe rritja e turizmit në vend.

“Jetojmë në një periudhë ku pleksen shumë faktorë formale e informalë. Njëkohësisht ka efektin e vet edhe turizmi në shtimin e monedhës euro. Bankat janë të interesuara, për shkak të situatës, të pranojnë me përparësi monedhën kombëtare shqiptare,” thotë z. Preçi.

Për sa i përket depozitave në euro, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pësuan një ulje me të paktën 21 milionë euro gjatë muajit nëntor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 stoku total i depozitave ka tregues rritës, duke shkuar në 1,33 trilion lekë.

Next Post
“Ai shoqërohej me terroristë!”/ Detaje nga vdekja e shqiptares në Itali, 32-vjeçarja akuzonte bashkëshortin për tradhti! Burri i të ndjerës: Motra e saj…

“Ai shoqërohej me terroristë!”/ Detaje nga vdekja e shqiptares në Itali, 32-vjeçarja akuzonte bashkëshortin për tradhti! Burri i të ndjerës: Motra e saj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In