• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kuriozitete

Shqiptarët nuk rrinë dot pa internet, por për çfarë e përdorin më shumë?

by Aalison Pearse Stevens
13/05/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët e përdorin internetin kryesisht për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale ku ndër më popullorët janë Facebook dhe Instragram. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se 59 për qind e atyre që i janë përgjigjur kësaj ankete kanë konfirmuar se përdorin internetin për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale, të ndjekur nga përdorimi për telefonata ose video thirrje (38%) dhe treti për të shkarkuar, parë ose dëgjuar muzikë dhe filma (24%).

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë. Duke bërë një diferencim mes të njëjtës ankete të realizuar nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018 shohim se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.1557726679_insta

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.

Me rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë një lidhje interneti në shtëpi, nga 37% në 2016 në 44% në vitin 2018. Një rritje e cila e krahasuar me trendet e mësipërme, pra atë të përdorueseve të internetit apo atyre që zotërojnë një smartphone është më e ulet, dukshëm edhe si pasojë e penetrimit më të shpejtë dhe me kosto më të ulët të internetit mobile.

Fakt interesant është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10 pikë % mesataren botërore – 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese internet kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53%(sipas 2018 Global Digital, grup raportesh nga “Ëe Are Social” and “Hootsuite”)

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombëtar të përbërë nga 2000 të anketuar me ane te metodës balle për balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%./i.h

Next Post
Tragjedi në Tropojë/ 12 vjeçari shkon për të peshkuar, por mbytet në lumë

Tragjedi në Tropojë/ 12 vjeçari shkon për të peshkuar, por mbytet në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In