• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët nuk duan “molotovë politikë”! 

by Denis Dyrnjaja
25/04/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Shqipëria nuk ka nevojë për opozitë debatikase dhe guerilase, por për një opozitë elitare me vlera intelektuale dhe kurajoje. Fjala “vret” më fort se plumbi, sidomos kur ajo artikulohet nga njerëz me integritet, personalitet e dinjitet. Këta profile individësh duan dhe presin të shohin njerëzit sot në rradhët e opozitës, jo “molotovët politikë”, që e kanë ngritur dhe shohin të ardhmen e tyre mbi revanshe kushtesh pa sens politik, me gjuhë kërcënimesh e force të nënkuptuar mes deklaratash të tyre të maskuara me fraksione fjalësh të paqtuara.
Partia Demokratike e vitit 1991 ishte një buqetë vlerash politike. Aty bënin pjesë mendje të shquara të ekonomisë, jurisprudencës, artit, kulturës e diplomacisë. Elitat asokohe konkurronin në debate politike dhe publike për bindje të majta e të djathta, por niveli i diskutimit nuk binte në derexhenë e sotme në fjalor, perceptim e artikulim. Dhe këta njerëz, pa dashur të përmend emra jetojnë, por ata u nxorën ose u detyruan të iknin nga Partia Demokratike për interesa ngushtësisht personale dhe paragjykuese të lidershipit të kohës sikurse anatemohen sot serish nga pjesa më proletare e PD-së, Eduard Selami, Majlinda Bregu etj, që nuk mendojnë dhe veprojnë në mënyrë refraktare si pjesa tjetër e skalionit politik të saj.
Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë mesazhe të kthjellta politike dhe me artikulim të qartë e jo deklarata të llojit ofensiv/agresiv, frustrues e sugjestiv. Gjuha e sertë dhe luftarake forcon radhët e militantëve, por pakëson votat e qytetarëve, forcon dhe mbush zemra dhe eksiton mendjet e aventurierëve, por zhgënjen mendjet e matuturuara. Të gjithë po presin opozitën reale, sigurisht ajo e vitit 1991, aq e plotë, mozaik mendjesh dhe karakteresh nuk do të vijë më, por të paktën një deja vu e saj dhe mund të bëhet, por jo me komandimin e Berishës që i skaliti Partisë Demokratike fytyrën e tij dhe tashmë çdo kush aty ngjan si një kopje e keqe e tij.
Partia Demokratike duhet të bëjë riformatim hard disku në përbërje njerëzore vlerash dhe imazhi. Ajo sot gjendet e uzurpuar nga një grup i vogël që e përdor për të arritur qëllimet dhe interesat e veta. Kjo nuk është PD-ja që duhet dhe për të cilët do të derdheshin rrugëve shqiptarët, madje edhe pa i ftuar kush nëse do të duhej. Kjo është Partia Demokratike e privatizuar nga Sali Berisha dhe e dhënë me koncesion te Lulzim Basha.
Shqiptarët po kërkojnë Partinë Demokratike të vërtetë dhe atëherë ata do të dalin edhe në votime edhe në sheshe pro saj në mbështetje të kauzave të saj, jo të halleve të drejtuesve të saj që kanë me ligjin ose të ëndrrave të rikthimit në pushtet për pasurim e korrupsion. Deri kur ky ndryshim i madh dhe i nevojshëm të ndodhë Edi Rama do të jetë në pushtet.
c.a
Next Post
VIDEO/ Aktori Kevin Spacey befason: Jam me origjinë shqiptare

VIDEO/ Aktori Kevin Spacey befason: Jam me origjinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In