• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptarët nga euforia e ’90 tek skepticizmi i ‘024

by Ben Andoni
07/07/2024 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Shqipëria ishte një nga vendet e fundit të Evropës Lindore, që u përfshi në lëvizjet demokratike të fundviteve ‘80. Teksa përbri saj kishte nisur shpërbërja e pakthyeshme e ish-Federatës jugosllave, pasuar vit pas viti me luftërat e përgjakshme që morën qindra-mijëra jetë, shqiptarët artikuluan për herë të parë sloganet demokratike. Mes tyre, më e njohura, është ajo që shërben si një lloj devize për demokracinë shqiptare: “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Evropa!” Pikërisht në ‘grackën’ e kësaj motoje ramë ne shqiptarët, pasi konceptimi i Evropës presupozonte një lloj El Doradoje. Qysh në muajt e parë, që ndoqën varfërinë e frikshme të fundviteve ‘80 përcjellë nga një regjim i dështuar dhe pastaj me ngjarjet e viteve 1991, 1992, e deri në prag të Luftës Civile të vitit 1997, shqiptarët do të shihnin se denoncimi i autoritarizmit dhe Diktaturës së Proletariatit kishte qenë i pamjaftueshëm për atë që prisnin nga demokracia. Në vitet që pasuan, shembulli i vendit tonë do jetë nga më të hidhurit për sa i përket cilësimit të pronës dhe vrasjeve pa fre, vjedhjeve të frikshme dhe korrupsionit të madh. Reformat konfuze ekonomike dhe ato cinike politike kanë protagoniste vetëm PS-në dhe PD-në, dy partive, që e drejtojnë vendin me dorë të fortë në interes të shpurave, individë të të cilëve bëjnë tashmë ecejake te SPAK-u. Institucionet e ndryshme që duhet të sillnin besim kanë sjellë zhgënjim të pamat. Ndaj, njerëzit janë indiferentë me ato që thotë Berisha për çdo ditë nga ballkoni, ashtu si sukseset, që përcjellin njerëzit e PS-së dhe që pastaj kanë pas vete fatura të frikshme. Ka nevojë për studime për të parë pse në terren demokracia shqiptare ishte kaq zhgënjyese, mbase qysh në gjykimin për pjesën antropologjike që lidhet me vlerësimin e pushtimit të gjatë osman; periudhën e pakët të ngritjes politike pas vitit ’20; Nacionalizimin dhe Luftën Antifashiste; diktaturën e me radhë. Anipse, kjo nuk mund të hedhë poshtë ndryshimet post ‘90, që as nuk mund të mendoheshin: Ngritjen e Ekonomisë së Tregut, Zgjedhjet partiake, Lëvizjen e Lirë të qytetarëve, të Drejtën e Pronës, Lirinë e Fjalës etj., ku veçohet sidomos përpjekja ndërshtetërore për t’u integruar me të gjitha të drejtat në BE.
Në terren gjërat janë krejt ndryshe, larg konceptit të demokracisë. Shqipëria përballet me një nga nivelet e korrupsionit më të madh në kontinent, me probleme të pariparueshme dhe me tjetërsimin e frikshëm të pronave, viktimat e saj, problemet zgjedhore, një politikë problematike me publikun dhe administratë, e cila jo pak herë ka treguar se është makute për përfitime. Dy studiuese politologe Kiran Auerbach dhe Bilyana Petrova tregojnë se mbështetja e ulët e qytetarëve postkomunistë për demokracinë lidhet me pakënaqësinë me mënyrën se si demokracia po praktikohet në vendet e tyre. Në artikullin që e kanë shkruar si bashkautore me titull:“Pakënaqësia nxit skepticizmin demokratik në Evropën Lindore” (Dissatisfaction drives democratic scepticism in Eastern Europe) ato konstatojnë se: pakënaqësia me mënyrën se si demokracia praktikohet në terren nxit skepticizmin e njerëzve ndaj saj si një formë ideale e qeverisjes. “Gjatë tre dekadave të fundit, qëndrimet ndaj demokracisë janë ngurtësuar. Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë festuar suksese të dukshme gjatë tridhjetë viteve të fundit. Këto përfshijnë krijimin e ekonomive funksionale të tregut, miratimin e zgjedhjeve konkurruese dhe, në fund të fundit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Megjithatë, rajoni ende lufton me korrupsionin, paqëndrueshmërinë zgjedhore, paqëndrueshmërinë e sistemit partiak dhe pjesëmarrjen e ulët politike” (Auerbach & Petrova, 2022).
Nëse do të ishte vetëm rasti shqiptar atëherë mund të kishte fushë të ngushtë studimi, por tashmë paradoksi është se demokracia që ëndërronin shqiptarët, po del një regjim demokratik zhgënjyes, ndaj edhe përkushtimi i qytetarit po vjen duke u zbehur. Korrupsioni, që po zbulon SPAK, është i frikshëm; mënyra e mungesës së Mea Culpa nga socialistët është zhgënjyes; imazhi korruptiv edhe në jo pak raste i opozitës e shton zhgënjimin, që në fund të lë pyetjen, që në mënyrë të qartë e kanë përcaktuar me dy hipoteza studiueset e mësipërme: “A është skepticizmi demokratik një produkt i socializimit të rrënjosur thellë komunist në një mentalitet autoritar? Apo ka të bëjë me përvojat negative të njerëzve me performancën demokratike?” Kohët po ikin por shqiptarëve që jetuan dy periudhat po u mbesin konstatimet. Dhe, ato janë të hidhura, duke ua ravijëzuar me cinizëm skepticizmin në sy dhe jo vetëm. (Javanews)

 

Next Post
Ndotje në liqenin e Komanit/Vizitorët: Pamja fantastike, por mbeturinat po krijojnë imazh të keq

Ndotje në liqenin e Komanit/Vizitorët: Pamja fantastike, por mbeturinat po krijojnë imazh të keq

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Ne qofte se kryeministri Shqiptar kontrollohet nga shtete te huaja dhe e ben Shqiperine leshko pa ushtri pa fabrika pa bujqesi dhe ne emigrant atehere Shqiperia eshte shtet demokratik.ne qofte se kryeministri Shqiptar shikon interesat e Shqiperise e do Shqiperine me ushtri me fabrika me bujqesi atehere Shqiperia eshte shtet diktatorial.EPO ATEHERE DUAM DIKTATURE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In