• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

by A R
13/03/2026 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, foli këtë të premte në komision parlamentar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme dhe masat që janë marrë për shqiptarët që ndodhen në rajon në këto kohë lufte.

Deklaroi se Ministria ka kontaktuar personalisht me 2 512 shtetas.

“Një për një, emër për emër”, theksoi ai, duke shtuar se 543 shqiptarë kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 2 962 jetojnë e punojnë në rajon.

Bëri me dije se 138 persona kanë pasur interes për t’u larguar prej atje.

“Do mundohemi të organizojmë transportin e tyre nga një vend në tjetrin. Me shumë shtetas që u gjendën në atë moment në Izrael, për t’i çuar në një aeroport që u hap enkas në Egjipt. Janë larguar individualisht 45 shtetas, me asistencën e vendeve të tjera. Është praktikë e përhershme, kur ka pasur vende të lira. 17 shtetas janë kthyer në këtë formë”, u shpreh Hoxha.

“Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në menyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi.

Përmes këtij koordinimi janë asistuar dhe udhëzuar qindra shtetas shqiptarë për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar individualisht ose përmes kanaleve të sigurta të transportit. Paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni”, deklaroi ministri.

Duke njoftuar se ka shtetas shqiptarë në Iran, tha se duke qenë se vendi ynë nuk ka raporte me atë shtet, është dashur një punë e vështirë për të ofruar ndihmë.

“Ministria e Jashtmë është në kontakt me Qendrën Ndërkombëtare të Emergjencave Civile për t’ju përgjigjur çdo situate. Përfaqësitë tona po regjistrojnë rezidentët…”

Next Post
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In