• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët në Selanik kalorës të së ardhmes”, Rama: Ndoshta i keni dhënë jetë të dytë këtij qyteti

by A R
03/11/2024 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë ka bërë një përmbledhje të saj që ka qenë dhe është Selaniku për emigrantët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se mezi e ka pritur këtë takim me diasporën në Greqi, për të cilën ka thënë se mbase i ka dhënë një jetë të dytë Selanikut.

Edi Rama: Lëndohen interesat e gjithë këtij rajoni që fatkeqësisht ka prodhuar më shumë histori se sa ka mundur të tresë. Leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye. Aq sa shqiptarët dhe grekët kanë bashkëndarë diellin për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar në rrugën e pandashme të së ardhmes dhe për t’i parë territorit e njëri-tjetrit si hapësira mirrëqenie, jo si copa hartash të verdha ku kultivohet drurët e shtrembët të nacionalizimit. Selaniku, qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e pamohueshëm për shekuj me radhë. Herë si ushtarë, herë të punëtorë, herë si individë problematikë, në mozaikun e këtij qyteti përkrah hebrenjve, turqve dhe grekëve, shqiptarët kanë vendosur gurët e një modeli bashkëveprimi dhe shkrirje ndëretnike, ku të vetmit kufinj për t’u kapërcyer ishin të imagjinatës.

Në këtë qytet, Europa pa kufij është njohur shumë e shumë kohë para se të shfaqej Europa e traktateve dhe të merrte formën e vet BE-ja. Kur idetë e pavarësisë shqiptare, filluan të zgjodhin shpirtrat e mbyllur ishte pikërisht në vend si Selaniku ku shqiptarët gjetën zë, përfytyruan një të ardhme lirie, njohën shijen e lirisë, jashtë kallëpit të Perandorisë, u mblodhën në Selanik dhe si mendimtarë në këtë qytet që mëshironte urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. U gjetën jo si pengje të së kaluarës, por si kalorës të së ardhmes. E kam pritur këtë takim tonin në Selanik me një farë padurimi sepse të takosh shqiptarë në Selanik, mundësi për të depërtuar në frymën e bashkëpunimit që një qytet botë si ky ka ditur të ju ofrojë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju kur sapo ka hyrë Nëntori, muaji jonë kuqezi, i pavarësisë, 2 datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Si shqiptar dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e Pajtorit, Shën Dhimitrit. Ai ka qenë rregullatori i jetëve të njerëzve të zakonshëm.

Selaniku ishte nga më të dëshiruarit nga shqiptarët. Sot, unë dua të kujtoj se përveçse shqiptari i ka dhënë me kohë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vet, ai i ka dhënë ndoshta një jetë të tij të dytë Selanikut. Ju duhet ta dini se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin të gjejë veten, ku Selaniku ka begatuar si një nga krenaritë e mëdha të Greqisë. Shqiptarë krenarë dhe jo radhë kacak zbritën në Selanik duke shkaktuar pakënaqësi të mëdha, aq sa Valiu përzuri shqiptarët. Histori e cila e spikat një moment më shumë, e ka mbajtur të fshehur historinë e madhe të dashurisë mes këtij qyteti. Selaniku e ka përqafuar atë bashkësi shqiptare nga të katër cepat e kombit tonë. Filloi të përkundej një pjesë e çmuar e kulturës tonë. Çajupi nga ana e tij bënte durim dhe pa djegur karrige dhe pa shqepur karrige me artin e satirës tregonte atë që i duhej e mbrapshtë ku ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje dhe kur nuk e pëlqenin.

Historia e shekullit 20, treguar disi harraqe ndaj shqiptarëve të Selanikut. Nuk duhet harruar ajo frymë bashëjetese dhe shpirti sipërmarrës që shqiptarët i mbarështuan këtij qyteti. Mos e harroni se si të gjitha etnitë e tjera që e kanë bërë Selanikun, atë botë me vete, ne kemi këtu edhe muret tanë të lotëve, edhe dëshmorët tanë. Vërtetë që nuk ka mbetur asgjë nga. I pashlyer do të mbetet gjaku i dëshmorëve që u marterizuan në këtë qytet. I skalitur ka mbetur memoriali i Spiro Kosturit, të cilin komuniteti shqiptar i Selanikut nuk duhet ta lërë në harresë, duhet të ndihet shumë krenarë.

/a.r

Next Post
Rama jep lajmin nga New York: Jemi në bisedime për një Akademi të NBA

“Dikur merrnit rrugën për në atdhe, sot jeni...”, Rama kërkon votën e diasporës: Ta bëjmë vendin anëtare në BE brenda vitit 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In